Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës janë arrestuar dy të dyshuar, babë e djalë.
Sipas raportit policor, ata dyshohen se pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.