DYLON

Haradinaj: Dritë të pastë shpirti, Fadil!

Haradinaj: Dritë të pastë shpirti, Fadil!
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i vendit Ramush HAradinaj, lajmin për vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, e ka cilësuar të trishtë. “I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit”, ka shtruar në profilin e tij në facebook, Ramush Haradinaj..

Ja postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, i cili tërë jetën e shkriu, që t’i japë emër atdheut të tij, të cilin aq shumë e deshti dhe i qëndroi besnik deri në frymën e fundit.

EkoHigjiena

Fadili ishte motivues i madh yni që na dha zemër për të dalë fitues nga të gjitha betejat!

Fadili kurdoherë ishte figura qendrore në fushën e blertë duke u sjellë bashkëqytetarëve buzëqeshje e gëzim edhe në kohërat më të rënda, kur pesha e dhunës peshonte mbi ta.

Ai u bë frymëzim për shumë breza sportistësh kosovarë dhe ikonë e futbollit, jo vetëm në hapësirat shqiptare, që nga vitet ’80, duke e fituar betejën e fundit, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ngushëllime familjes Vokrri, FFK-së dhe të gjithë sportistëve. Ngushëllime Kosovë!

Dritë të pastë shpirti, Fadil!

RH