DYLON

Ranglista e re e FIFA, përparon kombëtarja shqiptare

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja shqiptare është ngjitur për një pozitë në ranglistën e FIFA-së për muajin mars. Kurse, kësaj rangliste i prinë Spanja.

Pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Maltës (2:0), Kombëtarja shqiptare është ngjitur për një pozitë në ranglistën e FIFA-së për muajin mars. Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 54-të me 569 pikë.

EkoHigjiena

Kurse, sa i përket kreut të klasifikimit është Spanja që vazhdon të kryesojë me 1510 pikë, e ndjekur nga Gjermania me 1336 dhe Argjentina.

Italia dhe Brazili nuk ndryshojnë pozicion duke qëndruar respektivisht në vendin e 8-të e të 9-të, ndërsa Anglia fiton tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 12-të.