DYLON

Jonuzi në Kombëtaren Shqiptare

Avatar photo Redaksia

Albinot Jonuzi nga Tërnoci, komuna e Bujanocit ka rënë në sy  të Kombëtares U-19  në seancat stërvitore që  po zhvillohen në fushën e kompleksit “Olimpik” në Yrshek, nga ana e trajnerit Foto Strakosha dhe stafi i tij, transmeton Titulli.

Pak ditë më parë ka nisur edhe grumbullimi dhe testimi i përfaqësuese U-19, ku bien në sy edhe lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë.

EkoHigjiena

Testet dhe seancat stërvitore po zhvillohen në fushën e kompleksit “Olimpik” në Yrshek afër Tiranës nga ana e trajnerit Foto Strakosha dhe stafi i tij.

Një ndër futbollistët që po merr pjesë në këto seanca stërvitore është edhe Albinot Jonuzi, vetëm 18 vjeç, nga Tërnoci i Bujanocit, i cili luan në kategorinë e Tretë në Serbi dhe shihet si një futbollist me perspektivë.

Jonuzi është mesfushor me tipare sulmuese dhe natyrisht që ka si synim që më vonë të bëhet pjesë e Shpresës U-21 dhe Kombëtares së Madhe.

Jonuzi, ndihet i lumtur që është grumbulluar nga përfaqësuesja U-19 dhe ka ambicie madhore, ai ka edhe disa oferta nga skuadra të tjera, madje edhe të huaja. Karriera e tij në futboll  ka filluar në KF “Tërnoci” në Tërnoc