DYLON

Gjilani vlerësohet shembull i bashkëpunimit ndërkomunal rajonal

Gjilani vlerësohet shembull i bashkëpunimit ndërkomunal rajonal
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të shënimit të Javës së Europës në Gjilan, nën organizimin Qendres Kosovare për Diplomaci dhe Zyrës për Integrime Evropiane, është mbajtur debat me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” me temen “Bashkëpunimi Ndërkomunal Rajonal”.

Burim Elezi, zyrtar për Integrime Evropiane, ka thënë para studentëve se Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimin ndërkomunal rajonal, duke përmendur kështu bashkëpunimet e kësaj komune me Çairin dhe Kumanovën e Maqedonisë.

“Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpuninimit ndërkomunal e ndërkufitar. Si rezultat i qeverisjes së mirë të kryetarit Haziri, Gjilani brenda tre vjetësh ka fituar dy projekte të rëndësishme bashkëpunimi nga Komisioni Europian. Njëri me Komunën e Çairit, përmes të cilit janë mbështetur zejtarët e dyja qyteteve dhe granti tjetër është me Kumanovën për modernizimin e tregjeve, i cili është në proces”, ka thënë Elezi.

EkoHigjiena

Drejtori i Qendres Kosovare për Diplomaci, Selim Daku, njëherësh profesor universitar, duke folur para studentëve, ka theksuar se bashkëpunimi ndërkomunal është tejet i rëndësishëm në interes dypalësh, duke përgëzuar Komunën e Gjilanit për projektet e realizuar deri tani.

Nga ana e tyre, studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë interektuar për aspektet e bashkëpunimit ndërkomunal rajonal, duke shfaqur interesimet e tyre për përfitimet në praktikë, e që kanë marrë përgjigje nga Elezi e Daku.

Në fund, zyrtari për Integrime, Burim Elezi, ka theksuar se Gjilani do të vazhdoj të aplikoj në IPA projektet e Komisionit Europian sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, duke ndikuar direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. ​