DYLON

Mehmedi shënon dy gola

Avatar photo Redaksia

Admir Mehmedi ka fituar derbin e sulmuesve shqiptar të Bundesligas gjermane kundër Gzim Sulejmanit

Freiburgu ka shënuar fitore në javën e 17-të të Bundesligas gjermane, në saje edhe të një paraqitje fantastike të Admir Mehmedit, i cili realizoi dy gola.

EkoHigjiena

Freibug ka arrit të triumfoj para shikuesve të vetë në stadiumin “Mage Solar” ndaj Hannoverit të Sulejmanit me rezultat prej 2:1.

Gëzimin e parë vendasve ua solli sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, i cili realizoi në minutën e 25-të takimit.

Por, Mehmdedi nuk u ndal me kaq. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Freiburgun, përkatësisht të tijin personal në minutën e 36-të pjesës së parë.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, mysafirët realizuan golin e vetëm në këtë sfidë me anë të Bittencourt në kohën shtesë, me ç’rast vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 2:1 për Freiburgun.

Vlen të theksohet se gjersa Mehmedi luajti përgjatë 90 minutave, Sulejmani me të filluar pjesa e dytë u zëvendësua me Sobiech.