DYLON

Bujanoc: Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Bujanoc: Shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Avatar photo Redaksia

Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit sot në Bujanoc mbahet një tryezë diskutimi me gazetarë, përfaqësues të mediave lokale dhe komunave Bujanoc dhe Preshevë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Një fjalim rreth lirisë së shtypit në këtë rajon do ta mbajë edhe koordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio.

Tryeza mbahet në zyrën e OSBE-së Bujanoc duke filluar nga ora 11 dhe ky aktivitet shënohet për herë të parë pas vitit 2001 dhe fillimit të transformimit të medias shqiptare në këtë rajon.

EkoHigjiena

Organizatore e këtij aktiviteti është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Serbi në partneritet me Portalin Informativ Titulli.com në Bujanoc dhe Jugpres nga Leskoci.

Kohëve të fundit liria e mediave kryesisht në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës është zbehur dukshëm dhe shpeshherë është cenuar edhe përmes formave të ndryshme.

BURIMI: Titulli.com