DYLON

E godet në kokë, i shkakton lëndime për të cilat i lënduari po trajtohet në spital

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se në Gjilan, pas një fjalosje dhe problemeve të mëhershme që kanë pas në mes vete, i dyshimti O.H. (1984) e ka sulmuar fizikisht viktimën, që si pasojë e goditjes nga i dyshuari, ka pësuar lëndime të rënda në pjesën e kokës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan ku edhe është ndalur për tretman të mëtejmë.

Hashnai ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pas procedurave ligjore, i dyshimti të ndalet në mbajtje për 48 orë.

EkoHigjiena

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.