DYLON

Sadiku nënshkruan kontratë me Cyrihun

Avatar photo Redaksia

Nga 1 janari 2014, golashënuesi, Armando Sadiku nuk do të luajë për klubin e Luganos në Challenge League por për FC Zuerichun

22-vjeçari ka firmosur edhe zyrtarisht një kontratë 5 vjeçare me klubin e Zuerichut deri në vitin 2018.

EkoHigjiena

Sadiku, në dy sezonet e fundit  me 20 dhe 19 gola në kampionat është edhe golashënuesi dytë më i mirë në Zvicër.

Për  kombëtaren e Shqipërisë, Sadiku ka luajtur nëntë herë duke shënuar vetëm një gol.

Sadiku te Zurich do të luajë me bashkëlojtarin e tij të kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli një ndër mesfushorët e rëndësishëm të FCZ-së, transmeton albinfo.ch.