DYLON

Edhe një fitore e basketbollisteve të Dritës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Klubi i basketbollit “Drita” (femrat), pas fitores në derbin kundër KB Bashkimi në Prizren, javën e kaluar, edhe këtë të diele ka shënuar fitore, kësaj here ndaj skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës.

Afrim Selimi, kryetrajner tha se “viktimë” e radhës pra ishin basketbollistet gjakovare, ku ekipi i Dritës i shkatërroi si me lojë si me rezultat

EkoHigjiena

Në takimin që u zhvillua në  Palestrën e sporteve “Bashkim Selishta -Petriti ” Drita mundi  Vëllaznimin me rezultat tepër të thellë 94-29.

Me lojë tepër të mirë u dalluan lojtaret: Gentiana Ismajli me 17 pikë, Erika Nuhiu me 21 pikë dhe Lenda Ramadani me 14 pikë por duhet vlerësuar edhe kontributin e lojtareve tjera

Kryetrajneri Selimi tha se  me këto dy fitore radhazi  KB”Drita” këtë vit shfaq pretendimin për pjesëmarrje në finale të play-offit, e pse jo edhe ta fitoj titullin

Zaten, titulli edhe është synim i gjilanasve për këtë vit, pasi që janë edhe të përgatitur maksimalisht. /2lonline/