Scolari: Nuk ka presion mbi Brazilin. Ne do të jemi kampion
Trajneri i Brazilit Luis Felipe Scolari ka mohuar spekulimet se “Selecao” do të jetë nën presion në Kampionatin Botëror, duke insistuar se ekipi i tij do të shpallet kampion.
Ish-trajneri i Chelseat këto fjalë i tha pas fitores së lartë 5-0 kundër Honudrasit në Majami për të arritur fitoren e 11-të në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa kur u pyet nëse ekipi i tij mund të përballet me presion vitin e ardhshëm, ai ishte i bindur se gjithçka do të jetë ndryshe.
“Nuk ka presion mbi Brazilin. Ne do të jemi kampion”, ka thënë Scolari.
Kjo ishte hera e dytë kur u pyet për të njëjtën gjë, ndërsa më parë ishte përgjigjur se nëse nuk do të mendonte se ekipi tij do të shpallet kampionë në garë atëherë ai “do të qëndronte në shtëpi”.
