DYLON

Valon Fazliu nga Lugina, ylli që po lind

Avatar photo Redaksia

Dita e enjte do të jetë një ditë e madhe për futbollistin e ri, 17-të vjeçarin Valon Fazliun. Lojtari i nga Letovica e Bujanocit i cili mbron ngjyrat e skuadrës së Grasshopersit, grupmoshat U18, të enjten për herë të parë pritet të debutojë me ekipin A të këtij klubi, shkruan Titulli.

Valon Fazliu jeton në Cyrih të Zvicrës, ndërsa  pritet të paraqitet kundër ekipit të Luganos në një ndeshje miqësore.

EkoHigjiena

Ky do të jetë debutimi i tij i parë për ekipin A të Grashopersit. Për talentin e ri kanë shkruar edhe mediat zvicerane, në mesin e të cilave gazeta “Furttaler Zeitung”.