DYLON

KK Elita e pasuron vitrinën e saj edhe me 15 medalje të reja

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani  po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesit pasi karateistët e saj  janë duke i treguar vlerat e tyre të larta në çdo garë ku po marrin pjesë, duke shpërfaqë cilësitë e tyre të jashtëzakonshme, duke arritur rezultate kulminante  e duke rrëmbyer medalje të shumta.

Edhe këtë të diele, 13.10.2013. KK Elita me garuesit e saj,  ka marr pjesë  në kampionatin individual të  Karatesë  i cili është mbajtur në Prishtinë, ku pati paraqitje shumë të mirë , me këtë rast ka fituar 15 medalje prej tyre, 4  vende të para (medalje të arta), 5 vende të dyta (medalje të argjendta),  e 6 vende të treta (medalje të bronzta) dhe i ka fituar hiq më pak se 860 poenë.

EkoHigjiena

Kryetrajneri i Klubit të Karatesë Elita,  Reshat Halili deklaroi se garuesit e këtij Klubi treguan një  profesionalizëm dhe disiplinën të lartë  dhe për këtë arsye edhe nuk munguan rezultatet e arritura.

Halili tha se Klubi i Karatesë Elita po vazhdon suksesin e saj dhe me hapa të  sigurt po shkon drejtë  përmbylljes së  vitit me rezultate të jashtëzakonshme që do ta kenë për lakmi klubet e karatesë  në  rajon dhe në  Europë.

Përndryshe, në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:

Vendet e para (medalje e artë):
Puhiza Halili, (kumite)
Auron Hajrullahu, (kata)
Eduard Behluli, (kata)
Ariana Byqmeti, (kumite)

Vendet e dyta (medalje e argjend):
Jusuf Sahiti, (kata)
Omer Sahiti, (kata)
Puhiza Halili, (kata)
Gonxhe Halimi, (kumite)
Valdrin Rashiti, (kumite)

Vendet e treta (medalje e bronztë):
Nart Shehu, (Kumite)
Omer Sahiti,  (Kumite)
Lundrit Rashiti, (Kumite)
Gonxhe Halimi, (Kata)
Flaka Halili, (Kuite)
Ariana Byqmeti, (Kumite)