DYLON

Formula 1, Çmimi i Madh i Japonisë, përsëri Vettel

Avatar photo Redaksia

Sebastian Vettel nuk di të ndalet, ndërsa fitoi garën e katërt radhazi e të nëntën në këtë sezon në Çmimin e Madh të Japonisë.
Megjithatë, ndonëse në Suzuka piloti gjerman kishte shanse për të fituar matematikisht titullin e katërt kampion në karrierë, diçka e tillë duket se do të shtyhet pas dy javësh në Indi, pasi Alonso arriti të mbyllte garën në vendin e katërt.

Vettel do të ishte kurorëzuar nëse ferraristi do të renditej në vendin e nëntë ose më poshtë.

EkoHigjiena

Dominimi absolut i Red Bullit u vërtetua edhe nga piloti i dytë i saj, Mark Webber, që arriti të pozicionohej i dyti.

Me Lotusin e tij, Romain Grosjean arriti të kryesonte garën gjatë pjesës më të madhe të saj, por i parakaluar në dhjetë xhirot e fundit prej dy “njëvendsheve me krahë”, francezit iu desh të kënaqej me vendin më të ulët në podium.

Pas Alonsos në vendin e katërt arriti të pozicionohej Raikkonen, që në sezonin e ardhshëm do të jetë shoku i tij i skuadrës tek Ferrari.

Nga ana e tij, Hamilton nuk mundi ta mbyllte këtë garë, pasi i nisur me probleme të shumta teknike që në start, u detyrua të tërhiqej pas vetëm nëntë xhirosh./topchannel/