DYLON

Fletëparaqitje për të gjithë që u përfshinë në sherr

Fletëparaqitje për të gjithë që u përfshinë në sherr
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, që kishte ndodhur në fshatin Berivojcë, Komuna Kamenicë.

“Dy të dyshuarit shqiptarë, shtetas të Kosovës, kanë pasur një mosmarrëveshje, me të dyshuarit, burrë e grua, serbë, shtetas të Kosovës, rreth një shtëpie te vjetër, të cilën me herët e kishin blerë prej vëllait të tyre”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Ai ka bërë me dije se në kohën kur blerësit bënin pastrimin e oborrit atëherë ka plasur sherri në mes tyre duke u ofenduar dhe fjalosur verbalisht në mes vete.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës nga Kamenica i kanë intervistuar të gjithë personat në këtë rast dhe ndaj të katërve është bërë fletëparaqitje për “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, ka thënë Hashani

Rasti i referohet Gjykatës.