DYLON

Mbahet tribuna “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”

Mbahet tribuna  “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”
Avatar photo Redaksia

Organizata për zZhvillim dhe Demokraci (OZHD) nga Bujanoci, në sallën e madhe të TV “Presheva” në Preshevë, ka organizuar tribunën për ngjashmëritë dhe dallimet mes gjuhës serbe dhe asaj shqipe, si dhe për rëndësinë e gjuhëve në komunikimin ndëretnik.

Kjo tribunë është mbajtur në kuadër të projektit “Ejani të njihemi, ejani të bëhemi tolerues”, i cili po realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Giacomo Bosisio, koordinator i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc dhe theksoi se OSBE është duke punuar në parandalimin e çdo radikalizmi dhe ekstremizmi, mes tjerash , edhe përmes mbështetjes që po iu ofron projekteve si ky që po realizohet sot.

EkoHigjiena

Krahas tij, në këtë tribunë folën edhe Mentor Nuhiu, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe (zëvendës drejtor) në Shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Enkel Rexhepi, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën Fillore Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Aleksandar Nikoliq, arsimtar i gjuhës dhe letërsisë serbe në Shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, Jellena Rangjelloviq, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe, si gjuhë joamtare, në Shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc dhe Goran Arsiq përkthyes i autorizuar gjuhësor.

Moderator i kësaj tribune ishte Altin Boriçi, nga Zyra për të Rinj në Preshevë.

Përveç nxënësve të shkollave të mesme , në tribunë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vetadministrimit lokal dhe Zyrës për të rinjë në Preshevë.

Burimi: Titulli.com