DYLON

Kadriu: Gjilani po shndërrohet në një qendër që nderon atdhetarët, heronjtë e dëshmorët e kombit

Kadriu: Gjilani po shndërrohet në një qendër që nderon atdhetarët, heronjtë e dëshmorët e kombit
Avatar photo Redaksia

Ish nënkryetari i Komunës së Gjilanit, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me rastin e zbulimit të bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, ka shkruar në profilin e tij se padyshim, Gjilani po shndërrohet në një qendër që nderon atdhetarët, heronjtë e dëshmorët e kombit…

Ja postimi i tij i plotë:

Për nder të pesëqind e pesëdhjetë vjetorit të vdekjes, sot në Gjilan u bë zbulimi i bustit të heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

EkoHigjiena

Padyshim, Gjilani po shndërrohet në një qendër që nderon atdhetarët, heronjtë e dëshmorët e kombit, duke i skalitur në bronz, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë gjithmonë në përkujtim të tyre dhe vlerave më sublime të kombit shqiptar.

Ndihemi të nderuar e krenar që jemi pasardhës të këtyre burrave e grave që e bënë historinë!
RK