DYLON

Kamenicë: Dy shqiptarë dhe një serb kapen me marihuanë

fotoilustrim
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se në Kamenicë, në rrugën “Skënderbeut”, policia ka  arrestuar tre persona te të cilët ëshët gjetur në posedim marihuanë.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit në Kamenicë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimet të Narkotikëve në Gjilan, sipas informatave që i kanë poseduar përmes rrugëve operative, kanë arrit të arrestojnë tre të dyshuar, dy nga ta shqiptar, shtetas të Kosovës, dhe një tjetër serb, shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit, te të njëjtit është gjetur se kanë në posedim një sasi të dyshuar narkotik e llojit marihuanë”, ka thënë zëdhënësi Hashani

Sipas testit fushor substanca e dyshuar ka rezultuar e llojit marihuanë me peshë 217.9 gram.

EkoHigjiena

Të dyshuarit janë arrestuar dhe sjellë në zyrat  përkatëse të policisë  ku janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë.

Rasti dërgohet në Prokurori.