DYLON

Zeka: Çdo kohë e humbur vetëm sa i mban kosovarët në geto

Zeka: Çdo kohë e humbur vetëm sa i mban kosovarët në geto
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka shkruar në profilin e tij në facebook se Qytetarët kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Çdo kohë e humbur vetëm sa I mban Kosovarët në geto.

Për, më tepër shih postimin e tij të plotë.

Qytetarët kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Çdo kohë e humbur vetëm sa I mban Kosovarët në geto. 94 rekomandimet teknike të BE-së për Qeverinë e Kosovës janë përmbushur. Ka mbet vetëm çështja e demarkacionit e cila si duket është bërë si thembra e Akilit, pa vullnetin e qytetarëve nuk po kalon procesin e miratimit.

EkoHigjiena

Interesi I qytetarëve është që të lëvizin lirshëm në shtetet e bashkimit evropian,andaj çështje tjera janë detyra dhe përgjegjësi të institucioneve të Kosovës.

Detyrë me prioritet e institucioneve të Kosovës është mbrojtja e interesit të qytetarëve.

Andaj ne si institucione të Republikës së Kosovë duhet të bëjmë përpjekje maksimale që në afat sa më të shkurt ta përmbyllim procesin e demarkacionit, kështu që e finalizojmë kushtin e fundit të mbetur për liberalizim të vizave.