DYLON

Tërnoc: Shënohet 50 vjetori i shkollës “Muharrem Kadriu”

Tërnoc: Shënohet 50 vjetori i shkollës “Muharrem Kadriu”
Avatar photo Redaksia

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ka shënuar 50 vjetorin e themelimit në të cilin morrën pjesë përfaqësues komunal, shkollorë dhe dashamirë të arsimit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hedvig Kadriu djali i  “Muharrem Kadriut” personit që mbanë emrin  shkolla.

EkoHigjiena

“Gjysëm shekulli në historinë e një institucioni arsimorë nga emërimi i shkollës shqipe në Tërnoc me emrin Muharrem Kadriu nuk është edhe periudhë e vogël kohore. Gjëtë këtyre 50  viteve për çdo vit isha me ju në shënimin e kësaj dite duke përjetuar rrepektin, nderin dhe mirënjohjen e këtij populli për veprën jetësore të prindit tim të Muharrem Kadriut” tha mes tjerash Dr.Hedvig Kadriu.

Drejtori i shkollës, Bajram Salihu  theksoi se  shkolla mbanë emrin “Muharrem Kadriu”, me nderë dhe krenari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Muharrem Kadriu  nipi i Muharrem Kadriut  cili e ka trashëguar emrin e gjyshit të tij.

“Unë jam Muharrem Hedvig Kadriu nipi dhe trashigimtari i emrit të gjyshit tim të madh.Sot kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim presonal dhe të familjes sime të i’u shprehim urimet më të mira për këtë përvjetor të madh , 50 vjetorin e emërimit të shkollës shqipe në Tërnoc me emrin “Muharrem Kadriu”.  Duke u rritur si  fëmijë por edhe tani si i rritur gjithnjë më ka përcjellur ndjenja e krenarisë për personalitetin dhe veprën jetësore të gjyshit tim.  Sot  në ditën e shënimit  të këtij përvjetori të madh duke e parë rrespektin dhe nderimin  që ju i bëni emrit dhe veprës së gjyshit tim, ndjenja e  krenarisë sime për origiinën dhe rrënjët familjare në këtë tokë shqiptare është më e madhe” theksoi Kadriu.

Shkolla kishte përgatitur një program të pasur kulturoro-artistik ndërsa  u ndanë mirënjohje për arsimtarët që dhanë kontribut në arsimimin e gjeneratave.

Nagip Tashi i dhuroi shkollës një  punim artistik-mozaik të Muharrem Kadriut.

BURIMI: Titulli.com