DYLON

Vehbi Salihu: Zotimi im për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Vehbi Salihu: Zotimi im për Ndërmarrësi dhe Inovacion
Avatar photo Redaksia

Të nderuar qytetarë,

Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.

Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.

EkoHigjiena

ZOTIMI IM PËR NDËRMARRËSI DHE INOVACION

Të rinjtë e komunës tonë për një kohë shumë të gjatë kanë mbetur pa përkrahjen edhe më minimale të komunës. Ndarja e një Fondi Komunal për Ndërmarrësi dhe Inovacionin, si një shtysë për nxitjen e ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe krijimi i një laboratori për bizneset fillestare inovative, do të jenë angazhimet e mia për nxitjen dhe përkrahjen e ndërmarrësve të rinj të komunës.

Financimi i ideve inovative për ndërmarrësit e rinj do të bëhet nga një komision i pavarur përzgjedhës në përbërje të ndërmarrësve të suksesshëm dhe ekspertëve të fushave të ndryshme. Laboratori do t’u shërbente ndërmarrësve të rinj që të merrnin këshillat dhe mbështetje shtesë në zbatimin e ideve të biznesit dhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre për marketing dhe ndërkombëtarizim të afarizmit të tyre.

Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Luftimin e Korrupsionit
Lexo edhe: Salihu: Zotimi im për bashkëpunim me sektorin privat për shërbime më të mira
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Infrastrukturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike

Sponsorizuar nga Vehbi Salihu