DYLON

Haradinaj: Do ta bëjmë “Bondsteel-in Ekonomik” në Gjilan

Haradinaj: Do ta bëjmë “Bondsteel-in Ekonomik” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar ngritjen e një parku industrial në Gjilan, të cilin ai e quajti “Bondsteel-i Ekonomik”, ku do t’iu krijohet hapësirë dhe lehtësira kompanive amerikane që do të investojnë në këtë rajon.

“Unë e kam një ide për një park industrial, që unë e kam quajtur ‘Bondsteeli Ekonomik’”, tha Haradinaj, duke e shpjeguar idenë, së pari për emrin, sipas kampit ushtarak amerikan “Bondsteel” afër Ferizajt.

Ai tha se para disa ditësh ka takuar përfaqësues të kompanisë amerikane “Bechtel”, e cila po ndërton autostradën e Kosovës.

EkoHigjiena

“Ju thashë se po duam ta bëjmë një park industrial. Ne e bëjmë infrastrukturën si në Amerikë, ju ejani investoni”.

sponsorizuar nga AAK