DYLON

Vetëvendosje: Sqarim për publikun!

Vetëvendosje: Sqarim për publikun!
Avatar photo Redaksia

Agjenda e takimeve, shkak i mospjesëmarrjes në debatin e KTV-së të Sami Kurteshit

Mbrëmë opinioni ka pasur rast që përmes KTV-së, ta përcjellë një debat të lodhur me kandidatët për kryetar të Gjilanit. Në këtë debat, për arsye parimore dhe për shkak agjendës shumë të ngjeshur, nuk ishte i pranishëm kandidati nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

EkoHigjiena

Arsyeja e vetme, ishte ndërrimi i terminit në ditën e fundit nga ana e KTV-së, i cili në asnjë mënyrë nuk përputhej me agjendën e veprimtarive të shumta të kryetarit të ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshi.

Duhet theksuar se Kandidati, Sami Kurteshi, në çdo moment është i gatshëm të marrë pjesë në debate televizive të çfarëdo niveli qofshin ato, sepse e ka dijen, guximin dhe programin që i bëjnë të krenohen të gjithë qytetarët.

Kjo ka ndodhur edhe më pare, e do të ndodhë edhe në të ardhmen. Paraqitjet e Sami Kurteshit në debate, sigurisht që dallojnë si për nga niveli përmbajtjesor, cilësor, programor e intelektual për të cilat ka nevojë opinion!

Debati i mbrëmshëm nuk solli asnjë risi nga ato që janë thënë e rithënë disa herë nga të njëjtit protagonistë në pushtet për një dekadë e gjysmë. “Ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron”, thotë një fjalë e mençur popullore.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra – Gjilan.

Sponsorizuar nga Vetëvendosje