DYLON

PDK: Pajaziti marrëveshje me Veteranët e luftës së UÇK-së

PDK: Pajaziti marrëveshje me Veteranët e luftës së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Veteranët e luftës së UÇK-së dhe shoqata e shurdhmemecëve, nënshkruan marrëveshje me Zenun Pajazitin, kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, për zgjedhjet lokale, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Zenun Pajaziti tani ka ndihmë të madhe edhe nga një organizatë e fuqishme, siç është OVL e UÇK-së dhe nga shoqata e shurdhmemecëve.

Duke besuar në mbështetjen e Zenun Pajazitit si kryetar i komunës, këto shoqata u zotuan se do të punojnë fuqishëm për fitoren e PDK-se, dhe të kandidatit për kryetar komune Zenun Pajaziti, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Sponsorizuar nga PDK