DYLON

Me PD-në në pushtet gjendja e tregut do të ndryshojë për të mirë

Me PD-në në pushtet gjendja e tregut do të ndryshojë për të mirë
Avatar photo Redaksia

PD-ja në Gjilan po vazhdon fushatën e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit me këtë rast përfaqësues të këtij subjekti politik, kanë sot vizituar tregun e qytetit.

E, kandidati për Asamble Komunale nga radhët e Partisë së Drejtësisë, njëherësh kryetar i komisionit për shëndetësi Dr.Burhan Arifi ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e këtij tregu.

Duke vërejtur kushtet johigjienike të shitjes së produkteve të qumështit dhe therjes së shpezëve në kushte të papërshtatshme Arifi u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë së Drejtësisë do të përmirësohen kushtet për prerjen, ruajtjen dhe shitjen e këtyre produkteve, çka nënkupton ndërtimin e një objekti enkas për therjen e këtyre shpezëve, njëherësh objektin e mbyllur dhe të pajisur me rafte e frigoriferë për produktet e qumështit.

EkoHigjiena

E gjithë kjo, sipas tij, që qytetarët e Gjilanit të jenë te sigurt në marrjen e ushqimeve të sigurta dhe të kontrolluara nga autoritetet zyrtare sepse kjo që është duke ndodhur ne treg tash e sa kohë është shumë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Më mirë të parandalojmë se sa të shërojmë, thanë zyrtarë të PD-së.

Sponsorizuar nga PD