DYLON

Jo kukulla në vendimmarrje

Jo kukulla në vendimmarrje
Avatar photo Redaksia

Shumica e subjekteve politike, për shkak të kuotës gjinore, kanë përfshirë në listat e tyre zgjedhore femra të dëgjueshme. Mjafton të shikohet prezantimi i tyre nëpër portale e media tjera, ku pos portreteve të bukura, që femrat zakonisht janë të tilla, nuk ka asnjë mesazh tjetër, për të bindur qytetarin se do të jenë zëri i tij në vendimmarrje.

Xhylije Ibrahimi

Vendimmarrja nuk ka nevojë për kukulla, po për gra e vajza të guximshme, të drejta, që nuk punojnë për interesa personale dhe as nuk u shërbejnë interesave grupore, si mekanizëm votues.

EkoHigjiena

Nuk janë vetëm burrat fajtorë për pabarazinë gjinore në politikë dhe vendimmarrje.

Në emër të përfaqësimit të gjinor, janë fituar zgjedhje e pozita nga gratë, të cilat fatkeqësisht janë shfrytëzuar për karrierë personale dhe mbrojtje të interesave familjare, miqësore, të motrave, kunetërve, të ortakëve.

Madje, për arritjen e këtyre qëllimeve, nuk janë zgjedhur as mjete, nuk është respektuar as kriteri gjinor.

Loja është bërë me ndihmën e kukullave në politikë. Respekt për përfaqësueset e dinjitetshme.

Tani është koha që kukullat t`i zëvendësojmë me zëra të fuqishëm grash e vajzash, të cilat janë të gatshme të punojnë për të mirën e përgjithshme dhe jo për interesa të grupeve e klaneve, në dëm edhe të kriterit gjinor.

Në politikë duhen zëra, jo tituj shkencorë, me të cilët po prezantohen shumica e kandidatëve.

 

sponsorizuar nga PD