DYLON

Takojnë përfaqësues nga kultura, arsimi, sporti, shëndetësia dhe biznesi

Takojnë përfaqësues nga kultura, arsimi, sporti, shëndetësia dhe biznesi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli, së bashku me Zenun Pajazitin, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, kanë zhvilluar takimin e radhës me përfaqësues nga kultura, arsimi, sporti, shëndetësia dhe biznesi.

U diskutua gjerë e gjatë për problemet me të cilat përballet Komuna e Gjilanit, në këto fusha. Ekspertët e këtyre fushave, morën pjesë intensivisht në hartimin e projektit të PDK-së, për Gjilanin.

Kryetari Veseli theksoi se z. Zenun Pajaziti do ta ketë përkrahjen e plotë në realizimin e të gjitha premtimeve për Gjilanin. Imazhi i Gjilanit do të ndryshojë rrënjësisht gjatë qeverisjes së z. Pajaziti, theksoi Kryetari Veseli.

EkoHigjiena

Sponsorizuar nga PDK