DYLON

Vetëvendosje: Përkrahje të vazhdueshme për familjet e dëshmorëve

Vetëvendosje: Përkrahje të vazhdueshme për familjet e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur një takim me familjarët e dëshmorëve të kombit nga Gjilani dhe rrethina, ne ciklin e takimeve të shumta, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Takimi kaloi në frymën e mirëkuptimit e mirëbesimit, duke lënë hapësirë të mirë për bashkëpunim. Familjarët e dëshmorëve theksuan raportin e mirë të vazhdueshëm që kanë pasur për këto vite me drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje dhe këtë bashkëpunim synojnë ta rritin tutje nëse qeverisja e Komunës së Gjilanit kalon në duart e Sami Kurteshit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari në ardhje i Gjilanit, Sami Kurteshi, dhe deputetja Besa Baftiu iu premtuan përkrahje të vazhdueshme familjarëve të dëshmorëve, duke ju premtuar se gjithmonë LV-ja do të qëndroj afër, dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i anashkaloj, thuhet në komunikatë.

EkoHigjiena

Sponsorizuar nga Vetëvendosje