DYLON

Sami Kurteshi priti vëzhguesit evropian

Sami Kurteshi priti vëzhguesit evropian
Avatar photo Redaksia

Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, priti një delegacion të vëzhguesve nga Bashkimi Evropian në përbërje Eleni Ioannou dhe Niels Boel.

Me këtë rast z. Kurteshi, i informoi lidhur me përgatitjet e gjithanshme që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje  për zgjedhjet lokale si dhe për mënyrën e organizimit sa më të mirë të mundshëm.

Përndryshe, sipas tij, bazuar në disa sondazheve që kanë bërë vet partitë rivale, del se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur shifrën 45% të votave ose 3% më shumë nga Zgjedhjet e Përgjithshme të qershorit.

EkoHigjiena

“Ne do të bëjmë një fushatë të ndershme dhe të pa personalizuar, meqë Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan është e para. Është fakt se sa më shumë po asfalton rrugica këto ditë udhëheqja komunale, aq më shumë po na ndihmon sepse qytetarët e kanë kuptuar këtë sjellje mashtruese elektorale të atyre që dinë të premtojnë shumë, e të investojnë tepër pak” .

Nga ana e tjetër, përfaqësuesit e BE-së, bënë disa pyetje lidhur me specifikat e përgatitjeve për zgjedhjet e 22 tetorit dhe treguan se ky është monitorim afatgjatë para dhe pas zgjedhjeve.

Sponsorizuar nga Vetëvendosje