DYLON

Viti: Mosmarrëveshja babë e bir përfundon me dëmtim të veturës dhe traktorit

Viti: Mosmarrëveshja babë e bir përfundon me dëmtim të veturës dhe traktorit
Avatar photo Redaksia

Sipas Policisë së Kosovës (PK), në Viti, ankuesi ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me djalin e tij, i njëjti ia ka thyer xhamat, dritat e para dhe mbrapa të veturës “Subaru”, me targa RKS, si dhe të traktorit i cili ishte në garazh.

Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që rasti të kompletohet dhe të dërgohet rasti në gjykatë në procedurë të rregullt gjyqësore.

EkoHigjiena