DYLON

Mustafa: Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të ShBA-ve

Mustafa: Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të ShBA-ve
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, në një postim, në llogarin e tij në facebook, ka shkruar se Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Mustafës.

Një lajm i shkëlqyeshëm sapo na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

49.6 milionë dollarë janë ndarë nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.

Këto mjete do të investohen në projekte të efiçienës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.

Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë.

Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës.