DYLON

Transportonte dru ilegalisht, arrestohet pasi pengoi zyrtarët që donin t’ia konfiskon ato

Transportonte dru ilegalisht, arrestohet pasi pengoi zyrtarët që donin t’ia konfiskon ato
Avatar photo Redaksia

Nga Policia e Kosovës stacioni policor në Viti është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës pasi qe i njëjti është hasur ne fshatin Sheshare Komuna Viti nga pylltari, duke transportuar dru ilegalisht.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari nuk ju ka bindur urdhrit te pylltarit dhe ka penguar qe t’i konfiskohen drutë.

“Gjithashtu ka penguar personat zyrtarë, rojet e pyllit dhe zyrtarët policorë deri sa ishin në asistim, duke mos u bindur për t’i sjellë ngarkesën me dru në ekonomin pyjore në Viti”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena

Sipas tij, personi të dyshuar me urdhër të prokurorit shtetëror i është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë, i cili po mbahet ne qendrën e ndalimit policor ne Viti.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.