DYLON

Punëtorët e “Moravicës” protestojnë para komunës së Preshevës

Moravica
Avatar photo Redaksia

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Moravica” në Preshevë kanë protestuar para objektit të komunës në shenjë revolte për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Gazmend Aliu, shkruan Titulli.com.

Punonjësit kanë nënshkruar dhe dorëzuar peticionin qeverisjes lokale në Preshevë përmes së cilës shprehen pakënaqësitë për mos ndërrimin e drejtorit të deritanishëm.

Gazmend Aliu, tani më i shkarkuar nga pozita e drejtorit të “Moravicës”, para disa ditëve së bashku me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevë mori pjesë në aksionin për mbjelljen e fidane nëpër rrugët e qytetit.

EkoHigjiena

BURIMI: Titulli.com