DYLON

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi komunal i Preshevës pas një seance 2 orësh me propozimin e kryetarit të kuvendit zgjodhi për kryetare të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo u votua nga 22 këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje të kuvendit komunal.

Ardita Sinani është një aktiviste e denjë e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe deri më tani ajo ka mbajtur pozitën e kryetares së kuvendit komunal, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Kjo është seanca e parë e kuvendit komunal në Preshevë në të cilën morën pjesë 22 këshilltarë nga PVD, grupi i PDSH-së, BDL dhe UDSH dhe që tani kan formuar koalicion të ri për qeverisje me komunën e Prehsevës.

Ajo falënderoi të gjithë ata që patën besimin për të ngarkuar me këtë detyrë dhe se do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve të Preshevës.

“Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyre nëse kam edhe përkrahjen tuaj”, tha Sinani pas zgjedhjes së saj.

BURIMI: Titulli.com

Përndryshe, i ardhur nga diaspora si një prurje e re, Shqiprim Arifi themelues i partisë Aleanca Për Ndryshim, nuk arriti as një vit që ta drejtoj komunën e Preshevës.

Pas një mosmarrëveshje me partnerin e koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik që drejtohej nga Riza Halmi, u shkarkua sot nga detyra e prefektit komunal, me një shumicë votash .

Në asamblenë komunale në Preshevë, 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit derisa 16 fletëvotime ishin të pa përdorura ndëkohë koalicioni i ri zgjodhi për kryetare të Preshevës Ardita Sinani, kryetare e deritashme e Kuvendit Komunal.