DYLON

Arrestohet me dyshimin për trafikim me njerëz

Arrestohet me dyshimin për trafikim me njerëz
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitë anti-trafikim nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, përmes informatave që kanë siguruar përmes rrugëve operative, kanë arrestuar personin e dyshuar, një femër shqiptare, shtetase e Serbisë, me dyshimin për kryerje të veprës penale trafikim me njerëz.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se me këtë rast është identifikuar një viktimë, e cila është trajtuar në baze të Procedurave Standarde të Veprimit për Personat e Trafikuar në Kosovë.

Zëdhënësi Hashani tha se me aktvendim të Prokurorit të shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.

EkoHigjiena

Rasti procedohet në prokurori.