DYLON

TITULLI 5 vjet përpjekje për gazetari objektive në Luginë të Preshevës

TITULLI 5 vjet përpjekje për gazetari objektive në Luginë të Preshevës
Avatar photo Redaksia

Informimi shqip në Luginë të Preshevës vazhdon të mbetet një fushë e përkëmbur nga institucionet shtetërore dhe lokale gjithashtu përballet edhe me joprofesionalizëm si asnjëherë më parë nga mediat (webfaqet) e caktuara duke renditur interesin politik partiak para atij qytetarë.

Portali Informativ-TITULLI, një medium privat shënon 5 vjetorin e themelimit dhe përpjekjeve për të ruajtur e avancuar interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare në Serbi duke u munduar në vazhdimësi të bëhet bartës kryesor i ndryshimeve pozitive në shoqëri.

EkoHigjiena

Ky medium informon qytetarët shqiptarë për tema në fusha të ndryshme, pozitën e tyre brenda shtetit ku jetojnë si dhe angazhohet që interesi i komunitetit lokal të prezantohet drejt dhe pa ndikime politike.

Redaksia e TITULLI-t falë bashkëpunimeve me organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare kënaqshëm po lëvizë përpara në forcimin e medias së lirë e të pavarur dhe avancimin e kualitetit të informimit drejt zhvillimit të demokracisë.

Gjatë 5 viteve të funksionimit jemi përballur me sfida të ndryshme për sigurimin e financimit të projekteve që gjithmonë orientohen në interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare, probleme të sigurisë fizike e sulmeve kibernetike por kjo pengesë asnjëherë nuk e ka zbehur aktivitetin tonë.

Jemi në prag të proceseve të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian andaj Portali Informativ TITULLI në bashkëpunim me partnerët e tij planifikon që zëri shqiptarë të përfaqësohet në proceset e ndryshme integruese dhe zhvillimi të demokracisë.

TITULLI falënderon lexuesit për besueshmërinë e përkrahjen në orientimin e interesit të tyre në të mirën e përgjithshme duke ftuar njëkohësisht për bashkëpunim që të paraqesin çdo padrejtësi që i bëhet në jetën e jetën e tyre publike.

Saktësia dhe objektiviteti, shtyllat kryesore të mediumit tonë: Titulli.com