Qendra Kulturore “Anamorava”, fituese e çmimit të publikut në Festivalin “I këndojmë Lirisë” në Klinë
Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia u shpall fituese e Çmimit të Publikut në Festivalin “I Këndojmë Lirisë” në Klinë.
Një sukses të veçantë arriti edhe solistja Merita Sahiti Selishta, e cila fitoi vendin e parë si zëri më i mirë i festivalit.
Në këtë festival morën pjesë rreth 30 grupe artistike me afro 700 pjesëmarrës, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë mes grupeve më të mira kulturore e artistike.
Anamorava” u paraqit me një program cilësor, duke e hapur paraqitjen me Vallet nga Karadaku, të interpretuara nga trupa e valltarëve. Më pas, publiku shijoi interpretimin e solistes Merita Sahiti Selishta, të shoqëruar nga orkestra folklorike.
Programi u përmbyll me vallen “Kreshnikët e Lirisë”, të interpretuar nga trupa e valltarëve me solist Bardhyl Osmani, një performancë që u prit me duartrokitje të gjata nga publiku.
Qendra Kulturore “Anamorava” shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë anëtarët, artistët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që kontribuuan në këtë sukses. Një falënderim i posaçëm shkon për znj.DKRS-në, Zyrën e Kryetarit të Komunës,për mbeshtetje!
Ky çmim është rezultat i punës, përkushtimit dhe pasionit të gjithë familjes artistike të “Anamoravës”. /2LONLINE/
