Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej duke sjellë reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.
Në disa lokalitete ekziston rreziku për paraqitje të breshërit.
Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 21 deri në 25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-10 m/s. /2LONLINE/
