Kryetari Hyseni: Mega-projekti për Gjilanin po bëhet realitet
“Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punimet për projektin më të madh kapital në historinë e Gjilanit, bulevardin e qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës.
I pari i Gjilanit, tha se mega-projekti për Gjilanin po bëhet realitet.
Më tej ai tregon se pas finalizimit të lejes për objektin e komunës së re, do të vazhdojmë me ndërtimin e nënkalimit dhe parkingjeve të reja nëntokësore.
“Të gjitha pëlqimet dhe procedurat zyrtare tashmë janë përfunduar me sukses. Gjilani po transformohet rrënjësisht. Urime të gjithëve ky kapitull i ri”, tha kryetari Alban Hyseni.
