DYLON

Në përvjetorin e 25-të të rënies përkujtohen Skifter Arifi e Hysni Xhemajli – Dëshmorët mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e ardhshëm

Në përvjetorin e 25-të të rënies përkujtohen Skifter Arifi e Hysni Xhemajli – Dëshmorët mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e ardhshëm
Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan, në Varrezat e Dëshmorëve, u bënë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Hysni Xhemajli dhe Skifter Arifi, për t’u kujtuar me krenari ata që ranë për lirinë e atdheut, me këtë rast u tha se dëshmorët mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e ardhshëm.

I pranishëm në këtë homazh nderues e përkujtues ishte edhe Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili ka thënë se sot e kemi përvjetorin e 25-të të, rënies së Skifter Arifit e Hysni Xhemajlit dhe e shumë dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

EkoHigjiena

Isufi shtoi se sot kur i kujtojmë këta dëshmorë, ne i kujtojmë edhe ato ditë më të vështira që i kemi pas e që e kanë kuptim jetësor për neve për shkak se lufta jonë çlirimtare që është synua që Kosova me qenë e lirë, që shqiptarët përreth me qenë më afër lirisë së Kosovës, ndër breza është vazhdua kështu, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka realizua si projekt, i cili ka vazhduar në saje të idealit të luftëtarëve, patriotëve të mëdhenj të vendit, transmeton 2LONLINE.

“Kur të tjerët u rehatuan me lirinë e Kosovës, Hysniu, Skifteri dhe shumë dëshmorë të  tjerë vazhduan në UÇPMB, për me i ndihmuar shqiptarët e Preshevës, Medegjës e Bujanocit, sepse ishin nën të njëjtin regjim, por vazhduan edhe më tutje, me Ushtrinë Çlirimtarët Kombëtare, në Maqedoni duke e ditur që janë trojet tona. Kudo që jetojnë shqiptarët është atdheu yni”, ka thënë Isufi, transmeton 2LONLINE.

Ish komandanti i UÇK-së tha se i mbanë mend mirë që të dy dëshmorët duke i cilësuar si luftëtarë të vërtetë.

“Unë i mbaj në mend që të dytë, edhe Skifterin edhe Hysniun, por edhe të tjerët, që kanë ranë në beteja të lavdishme dhe mbajë kujtime nga më të mira për luftëtarë të vërtetë që nuk anë pyetur për veten, por kanë pyetur për popullin, për atdheun e tyre se si do të jetë një ditë!”, ka thënë Ahmet Isufi.  /2LONLINE/

FOTO