Në Komunën e Kamenicës sot fillon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor
Në Komunën e Kamenicës sot fillon procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD).
Ky proces do të fillojë nga ora 20:00 në mbrëmje në qytet dhe Berivojcë, dhe pritet të vazhdojë edhe në lokalitetet e tjera.
“Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi. Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve sot dhe nesër në mbrëmje derisa të përfundoj ky proces”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/
