DYLON

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan

EkoHigjiena

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale, si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.  /2LONLINE/