DYLON
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare

Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare
Avatar photo Redaksia
Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht stabile, pa reshje.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht stabile, pa reshje.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.  /2LONLINE/