Ja Platforma për rezultate preliminare dhe statistika nga pjesëmarrje në votime
KQZ bënë të ditur Platformën për rezultate preliminare dhe statistika nga pjesëmarrje në votime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedheve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat po mbahen sot, është funksionalizuar platforma elektronike, e cila do të jetë e qasshme para orës 09:00 të ditës së sotme.
Në platformën e KQZ-së https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 911 Qendra të Votimit me gjithsej 2,498 vendvotime në të cilat zhvillohet votimi i rregullt si dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.
Sipas dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pas mbylljes së procesit të votimit, në vendvotime do të bëhet numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike që garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, votat e kandidatëve për deputetë numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit.
Në platformën për rezultate, KQZ do të publikojë statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00. /2LONLINE/
