DYLON

Ahmet Isufi: Qytetarët duan siguri, energji e zhvillim që nënkupton jetë stabile e mirëqenie

Ahmet Isufi: Qytetarët duan siguri, energji e zhvillim që nënkupton jetë stabile e mirëqenie
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, kandidati i Aleancës, në garën për deputet, në zgjedhjet e 7 Qershorit, ka thënë se energji e jashtëzakonshme u shpërfaq në tubimin përmbyllës të Aleancës në Prishtinë dhe se u dhanë mesazhet pozitive e optimiste për ndryshimin e madh që e pret Kosovën.

“Shoqëria jonë ka nevojë për dashuri e jo urrejtje, ka nevojë për punë e jo lëmoshë, ka nevojë për zhvillim e jo varfëri, ka nevojë për miqësi e jo izolim, do të thotë ka nevojë për jetë të dinjitetshme e shtet të fortë”, ka thënë Isufi.

Ai shtoi se qytetarët duan siguri, energji e zhvillim që nënkupton jetë stabile e mirëqenie.  /2LONLINE/