U mbyll Gara “Kupa e Anamoravës 2026” – Ja fituesit
Me ceremoninë përmbyllëse të mbajtur sot në Kamenicë, u përmbyll me sukses edicioni i parë i Olimpiadës Rajonale të Matematikës “Kupa e Anamoravës 2026”, një ngjarje që mblodhi 65 nxënës të talentuar nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Novobërda, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe Shkupi.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, Bregan Isufi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, Selami Klaiqi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Jeton Rexhepi, si dhe Kryetari i Degës së Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në Kamenicë, Agon Mahmuti, të cilët përgëzuan nxënësit për sukseset e arritura dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së talenteve në matematikë.
Fituesit e Kupës së Anamoravës 2026 janë:
Kategoria e parë
Arbër Rrahmani (Kumanovë) – Vendi i parë
Unik Kryeziu (Gjilan) – Vendi i dytë
Anik Spahiu (Kamenicë) – Vendi i tretë
Kategoria e dytë
Amar Hismoni (Gjilan) – Vendi i parë
Diell Misini (Viti) – Vendi i dytë
Elea Hajrullahu (Gjilan) – Vendi i tretë
“Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në veçanti për Zëvendësministrin z. Përparim Kryeziu, për përkrahjen institucionale dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti. Falënderim të veçantë meritojnë gjithashtu Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, dhe Drejtori i DKA-së në Kamenicë, z. Selami Klaiqi, për kontributin e tyre të çmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij edicioni”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.
Një falënderim i sinqertë shkon edhe për Hello Academy of Education për sponsorizimin e aktiviteteve të olimpiadës, si dhe për Hotel Astoria Luxury & Spa për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar gjatë organizimit të kësaj ngjarjeje.
Shoqata ka falënderuar gjithashtu të gjithë nxënësit pjesëmarrës, mësimdhënësit, koordinatorët dhe prindërit, të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre i dhanë vlerë dhe dinjitet kësaj gare.
“Në fund, mirënjohja jonë më e thellë i takon ekipit të palodhur të Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, i cili me profesionalizëm, përkushtim dhe punë të vazhdueshme bën të mundur organizimin e aktiviteteve që promovojnë dijen, talentin dhe ekselencën akademike.
Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve për rezultatet e arritura”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/
