Vetëvendosje: Mërgata jonë ia qet pikën
Nga fushata elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan
“Nga të katër anët e botës kanë ardhur në Kosovë, në mbështetje të Lëvizjes bashkatdhetarët tanë. Në takimin me bashkatdhetarë, kandidatët tanë për deputetë folën për lidhjen që shteti ka krijuar dhe po e forcon çdo ditë përmes politikave që fuqizojnë pjesëmarrjen e mërgatës: Dritarja për investime të diasporës, Bashkërendimi i dijes dhe teknologjisë, Lehtësira për transferet e parave në Kosovë, Digjitalizimi i shërbimeve konsullore, Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve që punojnë e jetojnë jashtë vendit, Kthimi i shtetësisë së Kosovës për pjesëtarët e mërgatës në rastet e humbjes së saj për shkak të kufizimeve në shtetin ku jetojnë apo rrethanave të tjera.
Mërgata është Krejt për Shtet, me 116”, thuhet në njoftim.