Parashikimi i motit për këtë vikend
Ja parashikimi i motit për këtë vikend (6 & 7 qershor 2026), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
E shtunë (6 qershor)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 25-28°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–11 m/s.
E diel (7 qershor)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24-27°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s.
“Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00. Kujdes gjatë pasdites së shtunës për shkak të mundësisë së reshjeve dhe shkarkimeve elektrike”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /2LONLINE/
