ATK: Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë pesëmujorit të parë të vitit.
“Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë”, thuhet në njoftimi ne ATK-së.
Sipas kësaj Administrate, rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor. /2LONLINE/
