DYLON

Isufi fton të mbështeten kandidatët e Aleancës: Të dielën, Gjilani e ka mundësinë për ta forcuar zërin e vet në Kuvendin e Kosovës

Isufi fton të mbështeten kandidatët e Aleancës: Të dielën, Gjilani e ka mundësinë për ta forcuar zërin e vet në Kuvendin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kandidati i Aleancës për deputet, në zgjedhjet e 7 qershorit, Ahmet Isufi ka thënë se të dielën, Gjilani e ka mundësinë për ta forcuar zërin e vet në Kuvendin e Kosovës. Vota duhet të orientohet kah siguria, zhvillimi e përparimi dhe njerëzit që kanë dhënë shembuj se si punohet për popullin dhe shtetin.

“Jam shumë krenar që në listën e Aleancës si kandidatë për deputetë nga Gjilani, krahas meje, janë edhe Kushtrim Xhemaili, Lindije Matoshi, Mumin Morina dhe Flaka Haziri.  Njerëz që i njeh Gjilani, që kanë dëshmuar veten në profesionet dhe angazhimet e tyre, njerëz që punojnë në ekipë e që nuk kanë nevojë të premtojnë shumë, sepse kanë folur dhe flasin me punën dhe rrugëtimin e tyre”, ka thënë Isufi.

Ai shtoi se Gjilani ka dhënë shumë për Kosovën, ka dhënë njerëz të dijes, të punës, të sakrificës dhe të ndershmërisë, prandaj, meriton të përfaqësohet nga njerëz që e duan këtë qytet dhe që e ndjejnë përgjegjësinë para qytetarëve.

“Më 7 qershor, ta mbështesim ekipën fituese të Gjilanit. Ti vazhdojmë projektet e lëna përgjysmë e ti nisim të rejat. Ta mbështesim Aleancën. T’i japim forcë përfaqësimit tonë dhe t’ua japim besimin atyre që do ta mbajnë lart zërin e Gjilanit, në çdo institucion.  Kur fiton Gjilani, fiton krejt Anamorava. Kur forcohet Anamorava, forcohet edhe Kosova”, ka thënë Ahmet Isufi i Aleancës.